Loading…

Kurti takohet me senatoren amerikane Ernst në Mynih

  • 19/02/2022 | 09:25

Kurti takohet me senatoren amerikane Ernst në Mynih

Kryeministri , Albin Kurti, e ka filluar sot ditën e dytë të qëndrimit të tij në Mynih në kuadër të Konferencës për Siguri me një takim me senatoren amerikane, Joni Ernst, shkruan Gazeta Metro.


Në Twitter, Kurti ka shkruar se Ernst është përkrahëse e madhe e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe thotë se janë pajtuar që prania e NATO-s në rajon për sigurimin e paqes është e domosdoshme.

“Takimi i parë në ditën e dytë në Konferencën e Sigurisë në Mynih ishte me senatoren Joni Ernst. Senatorja Ernst është një mike e madhe e Kosovës në Senatin Amerikan dhe një mbështetëse e madhe e Forcës sonë të Sigurisë. U pajtuam që NATO është e domosdoshme për sigurimin e paqes në rajon”, ka shkruar Kurti.

Më poshtë postimi i plotë i tij. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë