Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka zhvilluar sot një takim virtual me presidentin e Rockefeller Foundation të SHBA-së, Rajiv Shah, president i Fondacionit dhe ish- administrator i USAID-it në administratën e presidentit Barack Obama dhe drejtorin e Iniciativës për Financa Inovative të Fondacionit, Mike Muldoon.
Kurti me këtë rast ka prezantuar disa nga objektivat kryesore të Qeverisë, duke përfshirë uljen e nivelit të varfërisë dhe pabarazisë, krijimin e vendeve të reja të punës, luftimin e COVID-19, si dhe promovimin e energjisë së ripërtërirë dhe të ekonomisë së gjelbër.
Ndërsa Rajiv Shah dhe Mike Muldoon shprehën gatishmërinë për të bashkëpunuar me Qeverinë e Kosovës në përmbushjen e këtyre objektivave, të cilat janë edhe pjesë e misionit të vetë Fondacionit Rockefeller.
Ata thanë Qeveria Kurti ka një mundësi ‘të artë’ jo vetëm për të ndryshuar jetën e qytetarëve, por edhe për të shërbyer si një model i qeverisjes së mirë për të gjithë botën, si për rimëkëmbjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës pas pandemisë, ashtu edhe për tranzicionin e suksesshëm drejt një ekonomie më të barabartë dhe të gjelbër, thuhet në një komunikatë për media.