Loading…

Kurti takohet me Isa Mustafën dhe Lutfi Hazirin

  • 06/07/2017 | 21:33

Kurti takohet me Isa Mustafën dhe Lutfi Hazirin

Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja , edhe zyrtarisht kanë nisur takimet e tyre për përafrimin e qëndrimeve për një koalicion të mundshëm. Lajmin e ka konfirmuar vet Albin Kurti.


Kandidati për kryeministërAlbin Kurti, e ka konfirmuar sot se është takuar me kryeministrin në detyrë dhe liderin e LDK-së, Isa Mustafa.

Kurti nuk ka treguar se për cka është biseduar, por ka lënë të kuptohet se takime të tilla do të ketë edhe në të ardhmen.

“Jemi takuar sot më Isa Mustafën dhe nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Haziri. Unë kam qenë me Visar Ymerin,. Takimi i parë është i vlefshëm, meqenëse është i parë. Mirëpo në takimet tjera, do të diskutohet edhe kjo cështja e Demarkacionit dhe mënyra si do ta zgjidhim së bashku. Po ashtu do të flasim me zotëri Mustafën se për takimin që ka pasur zotëri Mustafa me homologun e tij nga Mali I Zi.

Nuk do të paragjykoj si do të dal rezultati, mirëpo besoj se me vullnet të mirë do të shikojmë interesin e ndërsjelltë, dhe hulumtimi që do të bëhet Brenda në Kosovë, së bashku me bisedimet me Malin e Zi do të na sjellë rezultatin e dëshiruar”, ka thënë Kurti.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë