Loading…

Kurti s’mori ftesë: Zëdhënësi i Qeverisë tregon se kë e ka ftuar në takim ambasada e SHBA’së

  • 30/01/2023 | 22:30

Kurti s’mori ftesë: Zëdhënësi i Qeverisë tregon se kë e ka ftuar në takim ambasada e SHBA’së

Nesër në Ambasadën amerikane do të mbahet një takim ku të ftuar janë përfaqësues të Qeverisë, partive politike, organizatave jo qeveritare e medieve. Kryetemë e këtij takimi është Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.


Nga Qeveria pjesëmarrës nuk do të jetë kryeministri Albin Kurti por do të jetë Luan Dalipi, shef i Stafit të kryeministrit.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë Përparim Kryeziu. Ai ka thënë se ftesa ka ardhur për Dalipin, e jo për Kurtin.

“Në takime, diskutime e ngjarje të ndryshme në të cilat merr pjesë Kryeministri, zakonisht atyre ju paraprijnë edhe ftesa e dedikuar dhe e personalizuar për Kryeministrin. Një ftesë të tillë nuk ka pasur në këtë rast.

Për takimin në fjalë, ftesë ka pranuar Shefi i Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi, i cili do të marrë pjesë nesër”, ka thënë Kryeziu.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë