Loading…

Kurti: Skënderaj i dha shumë Kosovës, qeveritë e lanë të pazhvilluar

  • 04/06/2017 | 21:46

Kurti: Skënderaj i dha shumë Kosovës, qeveritë e lanë të pazhvilluar

Në Skënderaj u mbajt tubimi zgjedhor i fundit i ditës së sotme, për Vetëvendosjen. Në këtë tubim mori pjesë kandidati për kryeministër, Albin Kurti, kandidatët për deputetë, Glauk Konjufca e Rexhep Selimi, si dhe kandidatë të tjerë.


Kandidati për Kryeministër, Albin Kurti, tha qysh në fillim të fjalës së tij se Skënderaji i dha shumë popullit, Republikës dhe kombit tonë, por qeverisjet në Kosovë e lanë të pazhvilluar.

Ai tha se sot vendet e punës janë tema partiake, kurse për partitë në pushtet s’kanë as program politik e as ekonomik. Kurse, për varfërinë tha se nuk ka dhunë më të madhe se sa varfëria te fëmijët, dhe se kjo plagë e shoqërisë merr fund me qeverisjen e Vetëvendosjes.

“Këta pushtetarë të deritanishëm, mbase më mirë është t’i quajmë zullumqarë. Sa janë të rinj, këta zullumqarë vjedhin me vëllazëri, kur plaken vjedhin me djemtë e tyre, edhe vëllazëritë po i lënë”, ka thënë Kurti në këtë tubim, teksa premtoi se punësimi e bizneset sipas mbiemrave marrin fund me qeverinë e VV-së.

E Glauk Konjufca në Skënderaj ka thënë se ky vend në historinë e Kosovës ka qenë gjithmonë vendi i kthesave të mëdha. Ai tha se tani është koha pët kthesën e shtetit të drejtësisë, kthesa që e merr drejtimin e zhvillimit të Kosovës

“Nëse këto ditë vjen ndokush në Skënderaj dhe iu thotë se ky është fillimi i ri, ju thuajuni se edhe ne jemi për fillimin e ri. Por, ky është fillimi i rënies së klanit “Pronto”. Nëse ky nuk është fillimi i ri, atëherë gjithçka tjetër është e vjetër në Kosovë”, ishte porosia e Konjufcës në Skenderaj

Kandidati për deputet, Rexhep Selimi, tha se Drenica nuk e lidh fatin me njerëz të dështuar, Drenica nuk e lidh fatin me ata që abuzuan me Drenicën, Drenica nuk e lidh fatin me ata që i kthyen shpinën sapo morën votën.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë