Loading…

Kurti ‘sipas zakonit’: Pas takimit me Abdixhikun, ‘ikën’ nga dera e pasme e Kuvendit për t’iu shmangur gazetarëve

  • 02/09/2026 | 18:48

Kurti ‘sipas zakonit’: Pas takimit me Abdixhikun, ‘ikën’ nga dera e pasme e Kuvendit për t’iu shmangur gazetarëve

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka përfunduar takimin me liderin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, në një kohë kur marrëveshja mes dy subjekteve për presidentin është vënë seriozisht në pikëpyetje, transmeton Gazeta Metro.


Pas përfundimit të takimit, Kurti është parë duke lënë objektin e Kuvendit të Kosovës përmes një hyrjeje të pasme, duke mos kaluar nga pjesa ku zakonisht qëndrojnë gazetarët.

Pamjet e siguruara nga Nacionale tregojnë Kurtin teksa largohet nga objekti, pa dhënë deklaratë për media.

Takimi mes dy liderëve u zhvillua pas kundërshtimit të gjashtë deputetëve të LDK-së ndaj dakordimit për mbështetjen e Bekim Sejdiut për president.

Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Janina Ymeri, Armend Zemaj, Arben Gashi dhe Kujtim Shala kanë bërë të ditur se nuk do ta mbështesin këtë marrëveshje./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë