Loading…

‘Kurti shtynë vendin drejt zgjedhjeve më 27 dhjetorë, po lyp shpëtim nga gërnaçat’

  • 10/09/2026 | 10:23

‘Kurti shtynë vendin drejt zgjedhjeve më 27 dhjetorë, po lyp shpëtim nga gërnaçat’

Vetëvendosje edhe kësaj radhe ka vendosur të vazhdoi me taktikat e vjetra, për ta çuar vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme. Por kësaj radhe është 27 dhjetori, data e planifikimit kur në vend ka prani më të madhe të diasporës, elektorat fuqishëm i favorshëm për këtë parti, shkruan Gazeta Metro.


Të paktën kështu po e vlerësojnë analistët politik të cilët po e shohin si kalkulim i afateve kushtetuese me qëllim që ta çojë vendin në zgjedhje të reja gjatë periudhës kur mërgata është prezentë.

Gazetari dhe komentatori politik, Valon Syla, po konsideron se Kurti ka pësuar rënie të mbështetjes brenda vendit dhe se shtyrja e procesit institucional mund t’i shërbejë për të pritur periudhën kur mërgata është më e pranishme në Kosovë.

 

‘E ndjek dhjetorin’, Syla: Kurti po i pret gërrnaqat për t’ia dhënë votat, ka rënie në mbështetje

Kritik u tregua edhe ish-kryetari i LVV-së, Visar Ymeri, i cili po ashtu vlerësoi se bllokimi po bëhet me synim të caktuar elektoral.

“Lëvizja Vetëvendosje qartazi e ka vetëm një plan dhe vetëm një qëllim, ta bllokojë themelimin e institucioneve për të arritur deri te data e preferuar e zgjedhjeve për të që është 27 dhjetori”, deklaroi ai.

Ymeri troç Kurtit: Po synon zgjedhjet më 27 dhjetor

Njëjtë bllokimi i institucioneve u pa edhe nga vetë opozita e cila njëzëri kanë konsideruar se Vetëvendosje ka shkelur çdo afat Kushtetues. Ramush Haradinaj i Aleancës mbrëmë e lexoi “me siguri të plotë” se zhvillimet me Kuvendin janë përllogaritje të Albin Kurtit për zgjedhje të jashtëzakonshme.

Sipas tij, caku i Vetëvendosjes është 27 dhjetori, kur në vend ka prani më të madhe të diasporës, elektorat fuqishëm i favorshëm për këtë parti.

“Të gjitha për 27 dhjetor,” tha Haradinaj në Rubikon te Adriatik Kelmendi.

Vetëvendosja dje ndërpreu seancën konstitutive pas deklarimit të Igor Simiqit, i cili propozimin për nënkryetar serb e formuloi “në emër të popullit serb”.

Albulena Haxhiu tha se kjo “është e papranueshme dhe antikushtetuese” dhe i kërkoi: “tërhiqe deklarimin.”

Kjo u dha si arsye publike, derisa në media doli se edhe krerë të Vetëvendosjes i janë referuar komunitetit serb si “popull serb”.

Pastaj arsyetimi ndërroi. U tha se s’kanë votë as për nënkryetarët e PDK-së dhe LDK-së, përkatësisht Vlora Çitakun dhe Kujtim Shalën.

Kurti tha se “atyre u duhen votat tona” dhe se, nëse duan nënkryetarët e tyre, “duhet të arrijmë marrëveshje”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë