Loading…

Kurti ‘sfidon’ shtetet e QUINT’it: S’ndërrojmë qëndrimin për Manastirin e Deçanit

  • 06/12/2021 | 15:58

Kurti ‘sfidon’ shtetet e QUINT’it: S’ndërrojmë qëndrimin për Manastirin e Deçanit

Kryeministri i vendit Albin Kurti, sot ka shkuar në homazhe bashkë me presidenten Vjosa Osmani e kryeparlamentarin Glauk Konjufca, me rastin e vdekjes së ish senatorit amerikan Bob Dole, ndërsa u pyet edhe rreth insistimit të shteteve të QUINT’it për të respektuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Manastirin e Deçanit, shkruan Gazeta Metro.


Kurti, u deklarua shkurt në pyetjen e gazetarëve për këtë çështje, duke thënë se dihet qëndrimi i qeverisë tanimë.

“Ndërkaq qëndrimi jonë për manastirin e Deçanit është tashmë i njohur, ne e kemi bërë të  njhur atë edhe më herët, mirëpo kisha kërkuar mirëkuptimin tuja ngase jemi këtu për nderime për senatorin Dole”, tha shkurt Kurti.

Gati një javë më parë, shtetet e QUINT’it i patën reaguar Qeverisë Kurti në lidhje me moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për Manastirin e Deçanit, përmes një deklarate duke thënë se përkundër nxitjes së vazhdueshme vendimi ende vazhdon të moszbatohet nga institucionet kosovare.

Sipas tyre moszbatimi i këtij vendimi minon zotimin e qeverisë për zbatimin e sundimit të ligjit dhe respektin e saj për gjyqësor të pavarur.

”Moszbatimi i këtij vendimi dhe vendimeve të tjera të gjykatës minon zotimin e qeverisë për zbatimin e sundimit të ligjit dhe respektin e saj për gjyqësor të pavarur. Zbatimi i këtyre vendimeve paraqet përgjegjësi themelore demokratike të domosdoshme për konsolidimin demokratik të Kosovës dhe integrimin e ardhshëm euroatlantik”, thuhej ndër të tjera në këtë deklaratë.

Kujtojmë se pesë vite më parë, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë vendim sipas të cilit i njihet e drejta e pronësisë Manastirit të Deçanit mbi 24 hektarë tokë. Por, ky vendim nuk është zbatuar asnjëherë nga institucionet e Kosovës, konkretisht komuna e Deçanit, pavarësisht thirrjeve për një gjë të tillë nga komuniteti ndërkombëtar./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë