Loading…

Kurti reagon ndaj sulmit në Novi Sad: Mbijeto Çlirim, jeto për të gjithë ne

  • 09/10/2018 | 16:32

Kurti reagon ndaj sulmit në Novi Sad: Mbijeto Çlirim, jeto për të gjithë ne

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar pas sulmit të rëndë fizik ndaj dy kosovarëve në Novi Sad të Serbisë.

Kurti përmes një postimi në FB, ka thënë se është e trishtë të shohësh se si eurodeputetët vlerësojnë se në Serbi ka përparim në të drejtat e minoriteteve.

“Ndërkohë që po lexoja raportin e Parlamentit Europian mbi vendet aspirante për integrim në BE, dhe shihja se si disa eurodeputetë kishin shtuar amendamente ku e kishin lavdëruar Serbinë për avancime në trajtimin e minoriteteve, mora një lajm trishtues“, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë se “për 19 vite me radhë, pushtetarët e Kosovës, përmes negociatave pa parime, përmes lëshimeve pa hesap, përmes mbulimit të së vërtetës, e kanë rehabilituar jo vetëm Serbinë e cila nuk na njeh, por edhe politikanët e linjës çetnike, si Vuçiqi e Daçiqi. Këta të fundit fillimisht u bënë partnerë të preferuar të Prishtinës, e vetëm pas kësaj të Brukselit.”

“Megjithatë, mbijeto Çlirim. Bëhuni të fortë, familjarë të Çlirimit. Bëhuni të fortë kosovarë. Kemi mbetur pa bukë e pa dinjitet, pa ekonomi e pa ushtri, por Çlirimin nuk mund ta braktisim. Çlirimi është pikënisja e vetme. Mbahu Çlirim, me 19 vitet e rinisë e fuqisë tënde. Jeto, për të gjithë ne”, ka deklaruar ai.

Ndryshe, dy të rinjët shqiptarë u rrahën në Novi Sad të Serbisë, teksa njëri prej tyre ishte edhe në rrezik për jetë. Për këtë, reaguan edhe krerët e shtetit./Gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë