Loading…

Kurti: Qeveria e Vetëvendosjes, gomë që fshin qeverisjen e keqe

  • 31/05/2017 | 19:34

Kurti: Qeveria e Vetëvendosjes, gomë që fshin qeverisjen e keqe

Lëvizja Vetëvendosje ka hapur sot fushatën zgjedhore në qytetin e Gjilanit.


Kandidati për kryeministër  nga kjo Lëvizje Albin Kurti, u tha gjilanasve se me fitoren e Vetëvendosjes,  populli fillon të shpaguhet, i kthehet shpresa dhe se merr fund frika dhe plaçkitja.

Kurti u zotua se Qeveria e VV-së,  do të  jetë laps që shkruan qeverisje të re, e të mirë dhe gomë që fshin  qeverisjen e keqe, e të vjetër.

“Politika e sidomos pushteti,  i kanë shumë borxh qytetarëve në Kosovës. Me fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje, populli fillon të shpaguhet e të dëmshpërblehet. Fillon kthimi i borxhit tonë. Me fushatën tonë, qytetarëve tashmë po ju kthehet shpresa. Me 11 qershor, qytetarëve u kthehet guximi dhe borxhi, merr fund frika dhe plaçkitja. Nis qeveria e Vetëvendosjes që u jap njerëzve punë,  e shtetit nder. Fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje, është interes shoqëror,  është demokraci qytetare dhe është nevojë ekonomike. 11 qershori është dita jonë e re e fitores së madhe të të gjithëve. E fitores së Gjilanit e mbarë Kosovës “, tha Kurti, përcjell gazetaemetro.net

Sipas tij Vetëvendosja me Qeverinë e saj e garanton shtetin e mirëqenies.  Ndërsa tha se Vetëvendosje  e njeh shtetin e Kosovës, madje janë të vetmit që punojnë për forcimin e shtetit.

“Do të dëgjoni edhe sulme për ne . Do të na thonë se Lëvizja Vetëvendosje, nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe do të na pyesin mbase me inat,  a e njihni ju  Vetëvendosje shtetin e Kosovës . Ne u themi gjithë atyre njëherë e mirë . Po ne e njohim shtetin e Kosovës. Ne  e njohim shtetin e Kosovës , madje të vetmit që e njohim dhe që punojmë përditë,  që ky shtet të forcohet, që të pasurohet dhe që të ketë sovranitet. Ndërsa këta të koalicioneve , janë ata që nuk e njohin këtë shtet…Ata duhet të përgjigjen për cilin shtet punojnë”, tha Kurti.

Kryetari i Vetëvendosjes  Visar Imeri,  tha se vota e popullit, do t’i dërgojë  në shtëpi ata që e kanë qeverisur keq vendin deri tani.

Madje sipas Ymerit disa nga ta e kanë vendin edhe në burg.

“Kadri Vesli, po luan me lodra me bateria. Po këta politikan me bateria do të lodhen shumë shpejt, se ne i njohim këta dhe e dimë se që edhe tenderin e baterive e kanë vjedhur , duke përfunduar me bateria të cilësisë së dobët, e me çmim shumë të lartë. Bateritë e tyre do t’i mund energjia jonë. Do t’i mund energjia e të rinjve të përjashtuar . Do t’i mund energjia e grave të diskriminuara. Do t’i mund energjia e të varfërve e punëtoreve të shtypur. Energjia juaj, energjia e popullit të Kosovës. Kjo energji do t’i dërgoj në pension,  disa të parakohshëm e disa në pension të moshës. Pensionin do ta kenë të mirë edhe në burg do të ju dërgojmë pensionin. Ndërkohë pasurinë e vjedhur do të jua konfiskojmë”, tha Ymeri.

Kandidatja për deputete nga kjo Lëvizje Albulena Haxhiu, tha se Vetëverndosje  është shpresa e popullit të varfëruar Ajo tha se vota për VV-në, është votë për një qeverisje pa analfabetë, e cila e lufton mafinë dhe korrupsionin.

“Ne do të jemi shpresa për një popull të varfëruar. Ne do të jemi mjekimi për një vend të sëmur. Ne do të jemi rikthimi i dinjitetit për një komb të keqtrajtuar. Mjaftë më me varfëri. Mjaftë me gyrbet. Mjaftë me papunësi. Mjaftë me padrejtësi. Sepse erdhi koha e zgjidhjes me qeverisjen e re,  të Lëvizjes Vetëvendosje. Një qeverisje pa korrupsion , që e lufton mafinë. Një qeverisje pa kriminel që e vendos drejtësinë. Një qeverisje pa analfabet që e lufton injorancën. Një qeverisje pa tradhtar që e mbron dhe e ruan kombin”, tha ajo.

Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit garon e vetme dhe ka 110 kandidatë për deputetë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë