Loading…

Kurti pretendon se ka marrëveshje të fshehtë me Serbinë: Deputeti i LDK’së kërkon ta bëjë publike

  • 25/03/2020 | 15:27

Kurti pretendon se ka marrëveshje të fshehtë me Serbinë: Deputeti i LDK’së kërkon ta bëjë publike

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka kërkuar nga Kryeministri Albin Kurti dhe nga kreydiplomati Glauk Konjufca, që të publikojnë marrëveshjen e fshehtë të Kosovës me Serbinë, transmeton Gazeta Metro.


Në seancën parlamentare që po zhvillohet sot për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së drejtuar nga Kurti, gashi ka thënë se do të jetë i pari ai që do të votojë kundër në rast se ka fakte dhe argumente për këtë marrëveshje, të cilën e ka kërkuar që të sjellet në Kuvendin e Kosovës.

“Një element që po më duket shumë shqetësues, ju po i referoheni një marrqëveshjeje për të cilën unë as ma të voglën ide s’e kam për marrëveshjen që po flisni, na bindni që është e rrezikshme, silleni në Kuvend. Publikoni ato fakte, je kryeministër, je ministër i Jashtëm keni përgjegjësi, jo vetëm fjalë, publikoni cilat janë ato fakte, unë i pari kam me e votu kundër”, tha Gashi.

Kujtojmë se kjo seancë është thirrur nga partia në të cilën bën pjesë edhe vetë Gashi, menjëherë pas shkarkimit të Ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu, nga ky post. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë