Loading…

Kurti pranoi propozimin e BE’së në Twitter, Çitaku: Në Facebook, ku i ka militantët, nuk paska thënë asgjë

  • 07/02/2023 | 08:49

Kurti pranoi propozimin e BE’së në Twitter, Çitaku: Në Facebook, ku i ka militantët, nuk paska thënë asgjë

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti njoftoi dje se ka pranuar propozimin e BE’së, të njohur më herët si plani franko-gjerman, transmeton Gazeta Metro.


Me anë të një postimi në Facebook, Çitaku thotë se Kurti në Twitter shkroi me ”një anglishte tepër të çuditshme” kur bëri të ditur se e ka pranuar propozimin.

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA shtoi se kryeministri në Facebook ka qëndruar ‘i heshtur’, aty ku sipas saj i ka militantët.

”Kryeministri e kish pranu marrëveshjen vetëm në Twitter, dhe në një anglishte tepër të çuditshme. Në Facebook, ku i ka militantët, nuk paska thënë asgjë,” shkroi Çitaku.

Shefi i ekzekutivit kosovar pas takimit me emisarin e BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak tha se plani franko-gjerman, tani zyrtarisht propozimi i BE’së është një bazë e mirë për diskutime të mëtejme.

“Një diskutim i mirë me emisarin special të BE’së, Miroslav Lajcak, në një drekë punë në Prishtinë. Ne e pranojmë propozimin e BE’së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, që e konsiderojmë një bazë të mirë për diskutime të mëtejme dhe një platformë të qëndrueshme për përparim. Disa çështje të caktuara rreth garancive ndërkombëtare, mekanizma implementimi dhe renditje kohore do të adresohen së shpejti gjatë bisedimeve të radhës në Bruksel. Konceptet demokratike të orientimit Europian na bëjnë optimist,” shkroi ai. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë