Loading…

Kurti: Për shaminë le të vendosin ato që duan ta bartin

  • 06/06/2017 | 23:31

Kurti: Për shaminë le të vendosin ato që duan ta bartin

Albin Kurti, kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, thotë se programi i kësaj partie nuk parasheh ndalimin e mbulesës nga femrës që praktikon besimin islam.


Në Rubikon të KTV-së, Kurti ka thënë se çdo femër mbi moshën 16-vjeçare është e lirë të vendosë për vetvete dhe se është kundër ndalimit të mbulesës, por edhe kundër paragjykimit të besimtarëve.

Kurti ka thënë se presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentari Kadri Veseli dhe disa media i kanë fryrë më shumë se që duhet debatet fetare.

“Jemi kundër radikalizmave por edhe kundër paragjykimit të besimtarëve. Thaçi, Veseli dhe mediat e tyre i fryjnë debatet fetare. Çka thotë një hoxhë e lëshojnë pas 8 muajsh, kur t’iu konvenon. Në historinë tonë kemi edhe fenë islame edhe ortodokse edhe katolike kemi edhe ateistët. Jemi kundër ndalimit të mbulimit. E konsiderojmë moshën 16 vjeçare si moshë të pjekurisë, kur merr letërnjoftim dhe VV e ka në program që edhe me moshën 16 vjeçare mund të votosh”, ka thënë ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë