Loading…

Kurti: Për 5 javë në burg lexova 15 libra, për 5 javë jashtë vetëm një

  • 30/01/2018 | 18:21

Kurti: Për 5 javë në burg lexova 15 libra, për 5 javë jashtë vetëm një

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka mbajtur të hënën një ligjëratë në Lubljanë të Sllovenisë me temën “10 vjetori i Pavarësisë së Kosovës: çfarë duhet bërë në dekadën e radhës.”

Në këtë ligjëratë të organizuar nga IFIMES, Kurti tregoi që gjatë qëndrimit në burg ka lexuar 15 libra, ndërkohë që që nga dalja nga burgu, për 5 javë në liri ai ka lexuar vetëm një libër.

“Herën e fundit isha pesë javë në burg dhe i lexova pesëmbëdhjetë libra, ndërsa tani janë bë pesë javë që jam në liri dhe e kam lexuar vetëm një. Sigurisht që nuk po bëjë thirrje që të shkoni në burg,…”

Kurti ishte mbajtur në paraburgim gjatë procesit kundër tij dhe disa deputetëve të tjerë të VV’së për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend, gjatë seancave kur tentohej të miratoheshin marrëveshjet për demarkacionin dhe asociacionin. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë