Loading…

Kurti: Pengesat që qeveria ia shkaktoi Prishtinës, do t’i ndalim

  • 23/05/2017 | 23:12

Kurti: Pengesat që qeveria ia shkaktoi Prishtinës, do t’i ndalim

Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se pas fitores së partisë së tij në zgjedhjet parlamentare më 11 qershor, do të ndalen pengesat që pushteti qëndror ia ka shkaktuar qeverisë së Vetëvendosjes në Prishtinë.


Përmes një shkrimi në Facebook, Kurti ka njoftuar për takimet me qytetarë të Prishtinës

“Prishtina ishte e para që vendosi për ndryshimin, duke zgjedhur Vetëvendosjen. Pasditen e sotme bashkë me kandidatët nga Prishtina, e kaluam në bashkëbisedim me banorët e kryeqytetit. Pengesat që ia ka shkaktuar pushteti qendror Prishtinës së Shpendit, pas 11 qershorit nuk do të jenë më”, ka thënë Kurti.

Kurti është shprehur i bindur në fitoren e partisë që përfaqëson, më 11 qershor. /gazetametro.net

Rekomandime
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë