Loading…

Kurti para ndeshjes së Kosovës me Izraelin: Kësaj radhe do të vazhdojmë në ‘EURO 2024’

  • 25/03/2023 | 17:48

Kurti para ndeshjes së Kosovës me Izraelin: Kësaj radhe do të vazhdojmë në ‘EURO 2024’

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur i bindur se Kombëtarja e Kosovës kësaj radhe do t’ia dalë të kualifikohet për në Kampionatin Europian, transmeton Gazeta metro.


Pak para ndeshjes së parë të ‘Dardanëve’ kundër Izraelit në ciklin kualifikues për ‘EURO 2024’, përmes një postimi në Facebook ka reaguar shefi i ekzekutivit kosovar.

Ai ka thënë se motivi dhe etja për fitore është më e madhe se kurrë.

””Besa-Besë” se Dardanët do të na bëjnë krenar. Jemi me ju, sot dhe në çdo ndeshje që do ta luani në Kosovë dhe në vendet tjera,” ka shkruar Kurti.

Kujtojmë se ndeshja mes Izraelit dhe Kosovës do të zhvillohet me fillim nga ora 18:00 në stadiumin ‘Bloomfield’ në Tel Aviv.

Më poshtë gjeni postimin e plotë të kryeministrit Kurti. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë