Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, po raportohet se ndodhet në Norvegji, atje ku e ka bashkëshorten dhe vajzën. Vizita e tij ka ndodhur në kohën kur në Kosovë po zhvillohej një nismë e opozitës për ta ndalur Thaçin përmes rezolutës së Kuvendit. Edhe kësaj radhe ka dështuar opozita.
Albin Kurti ndodhet në Norvegji. Një foto që e ka publikuar indeksonline dëshmon se Kurti atje po kënaqet duke u freskuar edhe me ndonjë birrë.
Derisa Kurti ndodhet jashtë Kosovë, në Parlament ka dështuar një nismë e opozitës për ta ndalur Presidentin të flasë për ndryshim e korrigjim të kufijve me Serbinë.
Partia e Albin Kurtit është ndarë në dy pjesë. Tash ekziston edhe PSD’ja e Shpend Ahmetit si fuqi e katërt në Parlamentin e Kosovës.