Loading…

Kurti: Nuk duhet të jepet veriu i Kosovës për Luginën e Preshevës

  • 14/08/2018 | 12:46

Kurti: Nuk duhet të jepet veriu i Kosovës për Luginën e Preshevës

Pazaret me Serbinë nuk bënë të bëhen për korrigjimin e kufijve në mes Kosovës dhe Serbisë, pasi nuk duhet të jepet veriu i Kosovës për Luginën e Preshevës ka thënë sot kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.


Kurti duke komentuar deklaratat e presidentit Thaçi gjatë këtyre ditëve, ka thënë se deklaratat për korrigjim të kufirit janë përbrenda logjikës së Demarkacionit, shkruan gazetametro.net.

“Korrigjimi i kufirit është çështje minore, nuk zgjidhet problemi i Kosovës lindore me logjikën e demarkacionit. Presidenti më shumë po e jep veriun në ndërkohë që nuk po e merr luginën, kjo është shumë e dëmshme “, u shpreh Kurti.

Kutri ka thënë se Presheva, Bujanoci dhe Medvegja duhet të mbështeten pa kursim në mënyrë që të realizohet refendumi i vititi 1992.

“Ne e kemi thënë qëndrimin tonë edhe në Kuvend edhe në deklaratat dhe qëndrimet e lëvizjes, shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit e kanë thënë fjalën e tyre në referendumin e vitit 1992. Shteti i Kosovës dhe qeveria duhet ta konsiderojnë këtë referendum, mirëpo në qeverisje dashuria matet me buxhet. Presheva, Medvegja e Bujanoci janë me popullsi shqiptare autoktone dhe duhet t’i mbështesim pa kursim në mënyrë që të realizohet referendumi i vitit 1992”, ka thënë Kurti, shkruan gazetametro.net.

Të gjitha këto lideri i VV’së i bëri në hapje të ceremonisë së pritjes së bashkatdhetarëve në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë