Loading…

Kurti nis aktivitetet në kuadër të Konferencës së Mynihut, takon Johannes Hahn

  • 18/02/2022 | 13:17

Kurti nis aktivitetet në kuadër të Konferencës së Mynihut, takon Johannes Hahn

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka nisur aktivitetet e tij në kuadër të Konferencës së Mynihut ku ka takuar Komisionierin për Bugjet dhe Administrim Johannes Hahn me të cilin ka biseduar për mundësitë e financimit për vendin tonë, shkruan Gazeta Metro.


Kurti ka shkruar se integrimi evropian lidhet me vlerat e BE-së dhe se me performancën e Kosovës në Rend dhe Ligj duhet të pranojë më shumë fonde nga BE-ja.

“Integrimi në BE ka të bëjë me reforma që lidhen me vlerat e BE-së. Me ekonomi të mirë. Me indikatorët për ekonomi të mirë dhe performancë në sundimin e ligjit ne duhet të marrim më shumë fonde nga BE-ja. I kërkova Komisionerit për buxhet dhe administratë Johannes Hahn për më shumë mbështetje për arsimin dhe punësimin e të rinjve tanë”, ka shkruar Kurti.

I shoqëruar nga zëvendëskryeministrja, njëherit ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, kryeministri Kurti do të qëndrojë atje për tri ditë gjatë të cilave do të zhvillojë takime të ndryshme bilaterale.

Kujtojmë që Kurti nuk ka pasur udhëtime zyrtare në shtetet perëndimore që një kohë të gjatë, për Amerikë as që bëhet fjalë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë