Loading…

Kurti nesër në Podujevë kundër LDK’së: I bashkohet Bulliqit në fushatë

  • 02/03/2020 | 23:26

Kurti nesër në Podujevë kundër LDK’së: I bashkohet Bulliqit në fushatë

Zgjedhjet për kryetarin e komunës së Podujevës priten të mbahen me 15 mars, derisa kandidatët janë bërë të ditur së fundmi nga partitë politike kështu duke nisur fushatën e tyre. Kryeministri Albin Kurti ka vendosur që nesër të jetë i pranishëm në Podujevë, përkrah kandidatit të Vetëvendosjes, Shpejtim Bulliqi i cili po garon për të udhëhequr këtë komunë, shkruan Gazeta Metro.


Bulliqi këtë e bëri të ditur përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ku konfirmoi se në fushatë do të jetë i pranishëm edhe Kurti.

“Ne si Lëvizje VETËVENDOSJE! e hapim fushatën tonë zgjedhore ku paraqesim programin tonë 18 mujor për këtë mandat, ku i pranishëm do të jetë dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti Qytetarët kanë paknaqësi të mëdha, komuna jonë ka nevojë për ndryshime të mëdha që e ndërrojnë rrënjësisht jetën e tyre”, shkroi Bulliqi në Facebook.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=3966538986751199&set=a.755180824553714&type=3&theater

Ndryshe, në zgjedhjet në Podujevë kandidojnë tre kandidatë

Naim Fetahu, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës që do ta mbajë numrin 10.

Nexhmi Rudari, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës që do ta mbajë numrin 11.

Shpejtim Bulliqi nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje që do ta mbajë numrin 12.

Zgjedhjet në këtë komunë vijnë pasi ish-kryetari Agim Veliu, nga LDK u largua nga kjo pozitë pasi mori postin e ministrit të Punëve të Brendshme./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë