Loading…

Kurti në vitin 2018: Do të lirohet nafta e do të largohen xhipat e shtrenjtë

  • 27/10/2021 | 12:50

Kurti në vitin 2018: Do të lirohet nafta e do të largohen xhipat e shtrenjtë

Kryeministri i Kosovës në vitin 2018, në kohën kur ishte në opozitë, përmes një postimi kishte bërë kritika të ashpra ndaj Qeverisë, ku sipas tij çmimet gjatë asaj kohe nuk kanë qenë asnjëherë më të larta që nga shpallja e pavarësisë. Por sot, kur Kosova po përballet me çmime stratosferike, Kurti ka hedhur faj te kritikët për këtë gjendje, teksa elaboron që ky është problem global, shkruan Gazeta Metro.


Kryeministri dhe lideri i VV’së, Albin Kurti jo më larg se në vitin 2018 kishte bërë akuza ndaj qeverisë ‘PAN’ në atë kohë, si fajtore të ngritjen se çmimeve.

Kurti kishte thënë se me ardhjen në pushtet të Lëvizjes Vetëvendosje, do të lirohet nafta e do të largohen xhipat e shtrenjtë.

“Me qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje nesër, lirohet nafta për traktor=t e bujqve që do të punojnë tokën dhe hiqen xhipat e shtrenjtë, sepse popullit i duhet dhënë llograri”. Sot po shtohen xhipat qeveritarë, që e kanë naftën e lirë ashtu siç duhet ta kishin traktorët e bujqve të cilët s’po kanë llogari të punojnë tokën”, kishte shkruar Kurti.

Tutje ai kishte thënë se çmimet gjatë atij viti nuk kishin qenë kurrë më shtrenjtë që nga shpallja e pavarësisë.

“Që prej shpalljes së pavarësisë, nafta kurrë s’ka qenë më shtrejtë: 1litër=1euro e 22 centë”, kishte thënë Kurti.

Ndërsa sot, kur çmimet kanë një rritje stratosferike, Kurti ka hedhur faj te kritikët për këtë gjendje, teksa ka elaboruar që ky është problem global, duke e larguar përgjegjësinë nga vetja.

Tutje ai ka bërë apel që të rinjohën kritikuesit e tillë.

“Janë po të njëjtit që vitin e kaluar, në emër të rimëkëmbjes ekonomike kishin shpërblyer supermarketet e mëdha me qindra mijëra euro, përkundër faktit që ishin po ato biznese që kishin fitime rekord në kohë pandemie. Andaj, injoroni të tillët. Qeveria është në anën e qytetarëve”, kishte shkruar Kurti ditë më parë në një status në Facebook.

Kurti edhe vite më parë kishte premtuar se me ardhjen në qeveri do të ulën çmimet e që po ndodhë e kundërta.

Kurti, në një paraqitje televizive në Kohavizion në vitin 2014 kishte shpalosur detajet e programit qeverisës të Lëvizjes Vetëvendosje, ku kishte thënë se me ardhjen e partisë së tij në qeverisje, çmimet e produkteve elementare ushqimore si buka, sheqeri, qumështi dhe vaji do të ulen konsiderueshëm, ndërsa lluksi do të shtrenjtohej./gazetametro.net

Kurti për rritjen e çmimeve: Kërkojmë qetësi dhe durim, injoroni kritikët

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë