Loading…

Kurti: Në SHBA kërkova që të largohen bazat ushtarake serbe rreth kufirit me Kosovën

  • 19/05/2022 | 19:20

Kurti: Në SHBA kërkova që të largohen bazat ushtarake serbe rreth kufirit me Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se në të gjitha takimet me politikanë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka kërkuar që të largohen 48 baza operative ushtarake të Serbisë në kufirin me Kosovën.


“Në Shtëpinë e Bardhë unë u prita nga Jakob Sullivan, i cili është njeriu kryesor i sigurisë, për këtë qëllim kam ardhur në ShBA, për investime në Kosovë dhe siguri për Kosovën. Me këtë rast kam treguar lidhjet e fuqishme që Serbia i ka me Rusinë”.

“Pastaj, me të gjitha takimet me afër 20 kongresistë dhe senatorë kam kërkuar që të mbyllet qendra humanitare ruse në Nish, pastaj të hiqet zyra e Rusisë brenda Ministrisë së Mbrojtjes në Beograd. Githashtu, një zonë rrotull kufirit të Kosovës me Serbinë ku ndodhen 48 baza operative ushtarake dhe të xhandarmërisë që janë ofensive, kërkova të largohen prej aty për sigurinë e Kosovës, kemi nevojë për një demilitarizim të një brezi rrotull kufirit të Kosovës me Serbinë. Të gjitha këto unë i kam diskutuar dhe mund të them që lidhja jonë me SHBA-në është tejet e fuqishme dhe e pathyeshme”, ka theksuar Kurti në intervistën e tij për Zërin e Amerikës, njofton KlanKosova.tv.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë