Loading…

Kurti mundohet t’i qetësojë strukturat e VV’së, flet me ta për ndryshimin e ligjit të zjedhjeve

  • 10/04/2021 | 15:38

Kurti mundohet t’i qetësojë strukturat e VV’së, flet me ta për ndryshimin e ligjit të zjedhjeve

Në orët e mbrëmjes të 2 prilli me një seancë të jashtëzakonshme, VV-ja tentoi të miratojë ndryshimet në ligjin për zgjedhje, pa konsultime me opozitën, gjë të cilën opozita e kundërshtoi ashpër që nismën e parë dhe nuk kaloi. Mirëpo, Kryeministri Albin Kurti, ka folur përsëri me strukturat e partisë së tij rreth kësaj çështjeje, duke thënë se ndryshimi i këtij ligji është i domosdoshëm, shkruan Gazeta Metro.


Kryeministri Kurti gjatë ditës së djeshme ka zhvilluar takim virtual me qendrat e Lëvizjes Vetëvendosje. Ai njoftoi përfaqësuesit e Qendrave të Lëvizjes me rrjedhën e kompletimit të formimit të institucioneve shtetërore në këtë fazë dhe masat e nevojshme e të menjëhershme të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së mëtejme të virusit COVID-19.

“U diskutua po ashtu edhe për ecurinë e zgjedhjeve të 14 shkurtit, për fitoren plebishitare të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, si dhe u vlerësua kontributi i jashtëzakonshëm i shtabeve lokale në Qendrat tona gjithandej Kosovës por dhe në Qendrat tona në Mërgatë për arritjen e këtij rezultati. Në këtë takim virtual u theksua domosdoshmëria e ndryshimit të ligjit për zgjedhje, ndryshim ky i cili do ua mundësonte qytetarëve tanë të cilët jetojnë jashtë vendit votimin në ambasada e konsulata. Kjo veçanarisht marrë parasyshë pengesat e mëdha të cilat po ua pamundësojnë shumë qytetarëve realizimin e një të drejte themeltare demokratike, atë të votimit. Ndryshimit të madh që ndodhi përmes referendumit gjithpopullor në nivelin nacional, në vjeshtën e këtij viti do t’i bashkërendohet edhe fitorja masive në komunat e Republikës së Kosovës. Një gjë e tillë, përveçse e nevojshme, është edhe e domosdoshme për t’u kompletuar ndryshimi i gjithmbarshëm”, theksohet ndër të tjera në njoftim e Vetëvendosjes.

Më poshtë ju sjellim komunikatën e plotë të VV’së:

Dje u mbajt mbledhja e Qendrave të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, në të cilën mori pjesë Kryeministri i Republikës së Kosovës, njëherit Kryetari i Lëvizjes, Albin Kurti, Sekretarja Organizative, Vlora Haxhimehmedi, Koordinatori i Qendrave në Kosovë, Valon Hoti dhe Koordinatorja e Qendrave në Mërgatë, Lirika Komoni.

Në këtë mbledhje Kryetari Kurti njoftoi përfaqësuesit e Qendrave të Lëvizjes me rrjedhën e kompletimit të formimit të institucioneve shtetërore në këtë fazë dhe masat e nevojshme e të menjëhershme të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së mëtejme të virusit COVID 19, fokusin e qeverisjes tonë për rimëkëmbjen ekonomike të nevojshme në këtë kohë krize ekonomike, si dhe zgjedhjet e ardhshme lokale të cilat na presin në vjeshtën e këtij viti.

U diskutua po ashtu edhe për ecurinë e zgjedhjeve të 14 shkurtit, për fitoren plebishitare të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, si dhe u vlerësua kontributi i jashtëzakonshëm i shtabeve lokale në Qendrat tona gjithandej Kosovës por dhe në Qendrat tona në Mërgatë për arritjen e këtij rezultati. Në këtë takim virtual u theksua domosdoshmëria e ndryshimit të ligjit për zgjedhje, ndryshim ky i cili do ua mundësonte qytetarëve tanë të cilët jetojnë jashtë vendit votimin në ambasada e konsulata. Kjo veçanarisht marrë parasyshë pengesat e mëdha të cilat po ua pamundësojnë shumë qytetarëve realizimin e një të drejte themeltare demokratike, atë të votimit.

Ndryshimit të madh që ndodhi përmes referendumit gjithpopullor në nivelin nacional, në vjeshtën e këtij viti do t’i bashkërendohet edhe fitorja masive në komunat e Republikës së Kosovës. Një gjë e tillë, përveçse e nevojshme, është edhe e domosdoshme për t’u kompletuar ndryshimi i gjithmbarshëm.

Kujtojmë, që me 3 prill Glauk Konjufca (aso kohe Ushtruesi i detyrës së Presidentit të vendit) ka takuar të parin e qeverisë, Albin Kurti dhe Vjosa Osmanin (aso kohe kandidaten për presidente), ku u dakorduan që Kuvendi i Kosovës nuk do ndërmarr asnjë veprim pa u konsultuar me opozitën, me kusht që opozita të mos bojkotojë procesin e zgjedhjes së Presidentit të vendit./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë