Loading…

Kurti: Me Vetëvendosjen, prokuroria nuk do tua ndriçoj hajnave rrugët

  • 08/06/2017 | 14:47

Kurti: Me Vetëvendosjen, prokuroria nuk do tua ndriçoj hajnave rrugët

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, në tubimin zgjedhor në Drenas tha se fitorja e Vetëvendosjes po konfirmohet çdo ditë e më shumë duke përfshirë edhe Drenicën.


Ai tha se të gjithë qytetarët do të kenë të drejta dhe nevoja që do tua plotësoj shteti.

Siç ka thënë Kurti do të këtë shpërndarje të pasurisë të barabartë dhe s’do ketë hatër mbetje nga askush.

“Na duhen njerëz të ndryshëm për ndryshime. Me 40 prioritet e Republikës, ne jemi zgjidhja e në këto zgjedhje”.

Sipas tij shqiptarët kanë nevojë për jetë të dinjitetshme. Kurti po ashtu foli edhe për zhvillimin ekonomik.

“Qeverisja e Kosovës do të këtë agjenci dhe bankë zhvillimore”, tha ai.

Për dy kundërkandidatët e tij ai tha: “Ata nuk e kanë gënjeshtrën për herë të parë dhe nuk e kanë numëruar sa herë gënjejnë, nëse gënjeshtra vazhdon më gënjeshtër, ata nuk i japin pesë para. Ata premtojnë tepër e pa mbulesë sepse për dallim prej meje ata e dinë që nuk të bëhen kryeministra”.

Njerëzit të cilët kanë aderuar nga PDK-LDK, sipas tij kanë ardhur me kushtin që mos të bëjnë koalicione me këto dy parti.

“Prokuroria nuk do tua ndriçoj hajnave rrugët, por do të shtoj punën për tua konfiskuar pasurinë e paligjshme hajnave”, tha Kurti duke folur për konfiskimin  e pasurive të paligjshme.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë