Loading…

Kurti: Me Vetëvendosjen arsimimi do të jetë falas

  • 28/05/2017 | 18:28

Kurti: Me Vetëvendosjen arsimimi do të jetë falas

Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti u ka thënë të rinjve se koalicionet e çasteve të fundit, nuk kanë nevojë t’i testojnë për ta vërtetuar atë që tanimë dihet, që është mos mbajtja e premtimeve.


Sipas tij politikanët e koalicioneve  shkuan dhe se tani është  me rëndësi që Lëvizja Vetëvendosje dhe  populli i Kosovës të jenë pjesë  e skenës politike që nga 1 qershori.

Kurti  gjatë një tubimi me të rinjtë që do të votojnë për herë të parë në Prishtinë ka premtuar arsimim pa pagesë për të gjithë pa dallime  të klasës shoqërore, prejardhjes familjare apo rajonit ku  jetojnë.

“Lëvizja Vetëvendosje do të sjell arsimim falas për të gjithë pa kurrfarë  dallimi sa i përket klasës shoqërore, prejardhjes familjare apo rajonit ku jetoni. E që arsimi të jetë cilësor duhet që dija të mos jetë vetëm teorike dija duhet të jetë edhe praktike, duhet të kemi laboratorë në shkolla fillore dhe të mesme “ , ka deklaruar Kurti.

Kandidati për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes të rinjve që do të votojnë për herë të parë iu ka garantuar vend  të posaçëm në në Forcat e Armatosura të Kosovës.

“Me themelin e ushtrisë çlirimtare të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje përkatësisht me themelimin e forcave të armatosura të Republikës së Kosovës, vend të posaçëm do të kenë rinia e Kosovës. sepse rinia është ajo e cila më së mirë e më së shumti e ka mbrojtur Kosovën dhe ajo e cila ka sakrifikuar dhe kontribuar për lirin që kemi sot dha pavarësinë që është shpallur këtu e 9 vite më parë“, është shprehur kandidati për kryeministër.

Kurti ka premtuar  edhe vende pune për të rinjtë mbarimit të shkollimit si dhe ulje të viteve për të drejtë vote nga 18 në 16 vjet.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë