Loading…

Kurti: Me Platformën për Dialog, Qeveria ka interes shfajësimin e presidentit dhe përsëritjen e gabimeve

  • 07/03/2019 | 10:03

Kurti: Me Platformën për Dialog, Qeveria ka interes shfajësimin e presidentit dhe përsëritjen e gabimeve

Nesër bëhet 8 vite që nga fillimi i dialogut Kosovë-Sërbi në Bruksel, transmeton Gazeta Metro.


Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se neser shënohen 8 vjet që nga fillimi dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa pasneser bëhen 8 muaj që kur deputetët morën raportin qeveritar mbi 33 marrëveshjet e Brukselit.

Këto deklarata Kurti i ka bërë në një postim në Facebook.

Ai ka thënë se dialogu i filluar që 8 vite ishte njëherë si teknik e pastaj si politik, njëherë me znj.Tahiri e pastaj me z.Thaçi.

‘8 muaj prej kur deputetët morën raportin qeveritar mbi 33 marrëveshjet e Brukselit, për arritjet e pakta dhe ngecjet e shumta atje’, ka thënë Kurti.

Tutje ai ka shtuar se sot as 8 minuta nuk do të diskutohen për këto vite të humbura, dëmet e shkaktuara dhe përgjegjësitë institucionale.

Kurti këtë deklaratë e ka përfunduar duke thënë se derisa qeveria insiston më vazhdimin e platformës për dialogun e ardhshëm ajo do të përsërisë prapë gabimet nga e kaluara

‘Gjersa Qeveria insiston të vazhdohet me platformë për dialogun e ardhshëm, ajo ka interes në shfajësimin e presidentit aktual dhe në përsëritjen e gabimeve nga e kaluara’, ka thenë ai.

Ky është postimi plotë i kryetarit të Lëvizjes Vetvendosje:

“Nesër bëhen 8 vjet prej kur nisi dialogu Kosovë-Serbi në Bruksel, njëherë si teknik e pastaj si politik, njëherë me znj.Tahiri e pastaj me z.Thaçi. Pasnesër bëhen 8 muaj prej kur deputetët morën raportin qeveritar mbi 33 marrëveshjet e Brukselit, për arritjet e pakta dhe ngecjet e shumta atje. Mirëpo, sot, as 8 minuta nuk do të diskutohet në Kuvend për vitet e humbura, dëmet e shkaktuara dhe përgjegjësinë institucionale. Gjersa Qeveria insiston të vazhdohet me platformë për dialogun e ardhshëm, ajo ka interes në shfajësimin e presidentit aktual dhe në përsëritjen e gabimeve nga e kaluara”, ka shkruar Kurti në Facebook./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë