Kryeministri Albin Kurti ka pasur një lutje për deputetët e opozitës në fund të fjalimit të tij, por që ka folur edhe me ironi, shkruan Gazeta Metro.
Kurti i ka lutur ata që të mos e rrëzojnë sërish nga pozita e të parit të ekzekutivit.
“E kam veç një lutje në fund. Mos më rrëzoni edhe njëherë se mandej…Faleminderit!”, ka thënë Kurti, duke shkaktuar të qeshura në sallë.
Kjo ka lënë të nënkuptohet se gjoja se Kurti do t’i mund përsëri ata në zgjedhje, në rast se rrëzohet nga Qeveria. /gazetametro.net