Loading…

Kurti: Më 12 qershor Vetëvendosje ka festë të trefishtë

  • 21/05/2017 | 14:05

Kurti: Më 12 qershor Vetëvendosje ka festë të trefishtë

Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti thotë se me 12 qershor VV ka festë të trefishtë.

“Sot tri javë janë zgjedhjet, e nesër tri javë fitojmë trefish. Festojmë fitoren e VV-së, çlirimin e vendit dhe themelimin e VV-së”, ka deklaruar Kurti, duke thënë se gjatë dy viteve si opozitë, VV e ka shndërruar kuvendin në vend të debatit.

Ai thotë se janë në prag të fitores, dhe se zgjedhjet do të sjellin ditë të mira për këtë vend.

“Jemi në prag të fitoreve të reja. Ne nuk bashkëpunojmë me të tjerët për të keqën e këtij populli. Pushteti në Kosovë i ka ndarë e i ka përqarë njerëzit, kurse i ka bashkuar të korruptuarit dhe kriminelët. Ne duhet t’ia shërojmë plagët këtij popullit. Dhe për këtë kemi edhe dijen edhe guximin dhe imagjinatën edhe dijeninë”, ka thënë Kurti gjatë kësaj konference.

Kurti, konsideron se populli i Kosovës po e dëshiron më shumë se kurrë Lëvizjen Vetëvendosje.

“Populli po na don si asnjëherë më parë. 11 qershori është dita e popullit, dita e fitores. Ne duhet të fitojmë se kështu fiton populli i cili ka vuajtur shumë.”, ka shtuar ai./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë