Loading…

Kurti mbrëmë u tall publikisht me Isa Mustafën, sot bëhet bashkë me Vjosa Osmanin

  • 13/12/2019 | 12:06

Kurti mbrëmë u tall publikisht me Isa Mustafën,  sot bëhet bashkë me Vjosa Osmanin

Kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Vjosa Osmani, sot i ka dërguar një mesazh politik të pamëshirshëm liderit të LDK-së, Isa Mustafës.

Pas talljes publike që mbrëmë ia bëri lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke aktruar edhe me mimikë e gjestikulacion në studio televizive, vartësja e Mustafës sot bashkë me të kanë shkuar së bashku për ta nënshkruar mandatin e deputetit, shkruan Insajderi.

Por, vetëm një ditë më parë, Kurti ishte tallur me kërkesën e Isa Mustafës në takime e tyre.

‘’I thash profesor, unë duhet me zgjedh i pari, tha unë i pari. I thash unë i pari, ai prapë jo unë i pari. Thash a ke një ide si të dalim prej kësaj situate. Tha nuk e di, unë zgjedh i pari, duhet. I thash mirë po e bëjmë si në tenis. Ende pa e përfundu fjalinë, tha unë do të zgjedh i pari’’, kishte thënë Kurti.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë