Loading…

Kurti: Librin nuk do ta trajtojmë si mall, do ta heqim TVSH’në

  • 07/06/2017 | 12:36

Kurti: Librin nuk do ta trajtojmë si mall, do ta heqim TVSH’në

I nominuari për kryeministër nga Vetëvendosje Albin Kurti ka vizituar sot Panairin e Librit që është hapur dje në Prishtinë.


Ai gjatë kësaj vizite u ka thënë drejtuesve të Shtëpive Botuesve se me ardhjen e VV së në qeverisje do ta heqin TVSH-në për librin dhe se libri nuk do të trajtohet si mall.

“Do ta heqim TVSH-në për librat. Nuk do ta trajtojmë librin asnjëherë si mall të zakonshëm dhe nuk do të lejojmë kurrfarë pengese në qarkullimin e librave. Vetëvendosje  është subjekti i cili është i interesuar t’i sjellë në politikë dijen, shkencën, kulturën, studimet. Prandaj Vetëvendosje dhe libri janë bashkë, e do të jenë bashke”, tha Kurti.

Panairin e Librit po sot e ka vizituar edhe kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë