Loading…

Kurti lavdërohet se ndaloi shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme: Agim Veliu dëshiroi ta bënte Thaçin komandant të FSK’së

  • 20/04/2020 | 22:02

Kurti lavdërohet se ndaloi shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme: Agim Veliu dëshiroi ta bënte Thaçin komandant të FSK’së

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për shkarkimin e ish-ministrit Agim Veliu, për të cilin ka thënë se u soll si ministër i Presidentit, dhe se kanë bashkëpunuar bashkë, shkruan Gazeta Metro.


Kurti ka hedhur akuza ndaj Veliut, ku sipas tij, ai do ta bënte Presidentin Komandant të FSK’së.

“Ai ishte më shumë ministër i Presidentit për shpalljen e gjendjes së jashtëtzakonëshme, që po të bëhej ajo gjë Këshilli i Sigurisë do të udhëhiqej nga Presidenti dhe qeveria do të mënjanohej. Po kështu do ta bënte Presidentin Komandant të Forcave të Armatosura.

Ne parandaluam gjendjen e shpalljes së jashtëzakonshme kur kishim 19 të infektuar dhe nuk kishim asnjë të vdekur.

Thaçi gjeti mbështetje të Ministri i Brendshëm, dhe mori anën e Presidentit në kohë virusi”, ka thënë Kurti.

Ai ndër të tjera, për Syri Tv shtoi se Veliu nuk e ka dashur koalicionin me VV’në prej fillimit.

“Gjatë procesit negociator për bashkëqeverisjen, ai ka qenë personi që më së paku e ka dashur koalicionin Vetevendosje me LDK. Ai humbi, por erdhi në qeveri që duket pak e çuditshme, kur nuk e donte.

Gjatë qëndrimit në qeveri përgjithësisht jemi pajtuar. Kur ka filluar fushata në Podujevë, ka filluar të më sulmojë duke më quajtur antimaerikan, por unë qeveri jam sjellë sikur kjo nuk ka rëndësi”, tha Kurti.

Kujtojmë se shkarkimi i Agim Veliut përkeqësoi edhe më shumë marrëdhëniet VV-LDK.

Vetëm një javë më vonë, me mocion të nisur nga LDK, Qeveria Kurti u shkarkua me 82 vota për./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë