Loading…

Kurti kundër Tribunalit ndërkombëtar për gjenocidin serb: I shërben Serbisë

  • 30/05/2019 | 11:05

Kurti kundër Tribunalit ndërkombëtar për gjenocidin serb: I shërben Serbisë

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka dalë kundër idesë për Tribunalin Ndërkombëtar për Gjenocidin serb në Kosovë, transmeton Gazeta Metro.


Ai, në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të votohet nisma për këtë, ka thënë se kjo iniciativë vetëm se e vonon procesin për disa vjet dhe nuk kemi pse të ngutemi.

Kurti madje ka thënë se Tribunali ndërkombëtar vetëm i jep kohë Serbisë. “Tribunali ndërkombëtar është vonim”, ka thënë ai, teksa ka folur se kjo iniciativë duhet të ndodhë vetëm në Kosovë, përmes gjykatave tona.

Ndryshe, Seanca e Kuvendit nisi me mospajtime mes deputetëve. Për t’u propozuar rezolutë që Kuvendi të krijojë një Komision Parlamentar i cili do ta ketë për bazë tekstin për Tribunalin që u është propozuar.

I njëjti u vë në votim, 62 deputetë votuar për./gazetametro.net
 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë