Loading…

Kurti kërkon vëmendje nga SHBA’të: Nuk ka javë që nuk na përmendin krerët në Rusi

  • 19/05/2022 | 23:41

Kurti kërkon vëmendje nga SHBA’të: Nuk ka javë që nuk na përmendin krerët në Rusi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet ta kenë vëmendjen e përqendruar në Ballkan.


Kjo për shkakun se siç thotë ai, nuk shkon java pa u përmendur Kosova nga krerët rusë.

Sipas Kurtit, udhëheqësit në Kremlin e shohin Kosovën si shans për të sulmuar edhe NATO-n.

“Unë besoj që Shtetet e Bashkuara të Amerikës e njohin mirë Kosovën dhe kombin shqiptar dhe e kuptojnë që nuk mund të kenë asnjë komb dhe shtet tjetër sikurse neve sa i përket vlerave të përbashkëta që ndajmë dhe qëllimeve të përbashkëta që i kemi”, ka thënë Kurti.

“Por në këtë situatë kur e gjithë vëmendja është e orientuar në Ukrainë, është detyrë e imja si kryeministër i Republikës së Kosovës që të vë theksin se një pjesë e kësaj vëmendjeje duhet të shtohet në Ballkan, pikërisht në Kosovë, meqenëse nuk ka javë që nuk na përmendin krerët në Kremlin, të cilët e shohin Kosovën si një shans për ta sulmuar edhe NATO-n. Pra nuk e mbron vetëm NATO-ja Kosovën, e mbron edhe Kosova NATO-n, sepse e mbron rrëfimin për ndërhyrjen e suksesshme të NATO-s në Ballkan”, tha Kurti për VOA.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë