Loading…

Kurti: Kadri Veseli ende s’e ka sqaruar deklaratën ‘kujdes po e vrani veten’

  • 06/02/2018 | 11:43

Kurti: Kadri Veseli ende s’e ka sqaruar deklaratën ‘kujdes po e vrani veten’

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përmes një konference për media, ka folur për rastin e vdekjes së aktivistit të VV-së, Astrit Dehari.


“Disa ditë para se Astrit Dehari të humbte jetën, në Kuvend Kadri Veseli pati thënë ‘kujdes po e vrani veten’. Veseli kurrë nuk e ke sqaruar këtë deklaratë tij se çka ka dashur të thotë”, ka thënë Kurti.

Ai tha se partia e tij nuk do të ndalet së kërkuar drejtësi për këtë rast që të shkohet drejt një hetimi të pavarur.

“Ne nuk do të ndalim kërkimin e drejtësisë dhe trysnisë ndaj institucioneve për hetim të pavarur. Kjo kërkesë përkundër premtimeve asnjëherë nuk është lejuar. Gjithashtu do të fillojmë me një interpelancë për kryeministrin Ramush Haradinaj”, ka thënë Kurti.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë