Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, i ka rënë hise të negociojë për të shpëtuar qeverinë e Kosovës nga ndëshkimi serioz siç e quajtën Bashkimi Europian. Qartë theksohet se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe është faktor i kryesor i zgjidhjes. Kryeministri Albin Kurti ende po shkruan – edhe pas njoftimit të BE- për banda të dhunshme në veri që askush nuk po i përmend si faktor apo kusht i gjetjes së zgjidhjes, shkruan Gazeta Metro.
Nuk ka asnjë kusht për Serbinë aty në kërkesat e BE’së, e as nuk vihet si çështje dënimi i turmave fashiste të dhunshme të Serbisë siç i cilëson kryeministri Albin Kurti menjëherë pas daljes së njoftimit të BE’së.
We have 3 clear requests:
– new local elections now
– ensuring the participation of Kosovo Serbs
– start the work to establish the Association of Serbian Majority Municipalities w/in EU-facilitated DialogueFailure to do so, will have serious consequences for our relations. pic.twitter.com/xT4n0oPymK
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) June 1, 2023
Këtë retorikë e narrativ po e shtyn ka disa ditë kryeministri Kurti, duke e theksuar në formë kushtëzimi se nuk pranon t’ia dorëzojë republikën demokratike milicive fashiste në veri dhe nuk pranon të mbajë zgjedhje me të tillë. Pa sqaruar gjithsesi se si do të kushtëzonte këtë. Apo pret vetëm një gjest simbolik.
Menjëherë pas njoftimit të BE’së, kryeministri Kurti ka shkruar se ka biseduar me zëvendës këshilltarin Jon Finer për Sigurinë Kombëtare të Presidentit Amerikan, duke shtuar se për këtë është e nevojshme ndalimi i menjëhershëm i dhunës së bandave të sponsorizuara nga Beogradi ndaj zyrtarëve të sigurisë deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Asnjë llaf për Asociacionin.
Pleased to speak w/ @POTUS Principal Deputy NSA Jon Finer. Thanked him for his call & committed to work w/ to de-escalate tensions. This requires an immediate end to violence by Belgrade-sponsored mobs against security officers until new elections in those municipalities.
— Albin Kurti (@albinkurti) June 1, 2023
Nuk përmendet askund afat kohor e as kusht tek BE, menjëherë thonë zgjedhje me sigurimin e pjesëmarrjes së serbëve në zgjedhje. Si do t’ia arrijnë kësaj, kur dihen kushte e serbëve që duan tërheqjen e policisë dhe themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, që është kushti i tretë në kërkesat e BE’së e që kryeministri Kurti ka refuzuar ta themelojë dhe e ka zvarritur çështjen deri këtu vetëm për t’iu shmangur siç thuhet nga shumë e nga veprimtaria dhe deklaratat e tij.
Presidentja Osmani gjithë ditën ka thënë se nuk do të takohet me presidentin serb Aleksandar Vucic, por u takua gjithsesi sonte dhe e pranoi kërkesën e BE’së në prani të tij. Osmani kishte këshilluar presidentin serb Vucic të organizojnë një takim të nivelit të lartë në Bruksel, por siç duket tashmë për këtë gjë nuk pyetet asnjëri prej tyre më. Tani dhe menjëherë takim mes presidentëve që edhe ndodhi. Kurti jashtë. Kryeministri Kurti ai gjithmonë e ka lënë në hije presidenten Osmani dhe ministren e partisë së saj Donika Gërvalla-Schwarz në politikë të jashtme. Dhe janë të njohura deklaratat e tij të famshme që presidenti është noter.
Në një tjetër cicërime pak minuta më vonë e shtoi se pajtohet për zgjedhje – pa banda si zakonisht- por duke shtuar edhe marrëveshjen e Brukselit në përgjithësi pa përmendur kushtin e tretë nisjen e themelimit të Asociacionit. Siç ka bërë deri tani, asnjë përgjigje definitive, që mund të nënkuptohet e keqkuptohet si taktikë zvarritjeje përsëri
Always good to talk w/ @ChrisMurphyCT, @SenatorRicketts & @SenatorShaheen. Thanked them for their long-standing support of .
Removing violent mobs in front of municipality buildings & full implementation of the B. Agreement is the way toward de-escalation until new elections.— Albin Kurti (@albinkurti) June 1, 2023
Ndërkohë, Macron gjithashtu tha se gjatë javëve të ardhshme do të ketë “vendim të qartë” për situatën në veri të Kosovës dhe se për këtë gjë u pajtuan gjatë takimeve me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, dhe liderët lokalë – presidenten Osmanin, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vucic./gazetametro.net