Kryeministri ia ka futur kot, derisa po mbante fjalim në një kishë shqiptare me ermin e Shën Palit në Michigan. Ai ka thënë se Shën Pali ishte në Lipjan, shkruan Gazeta Metro.
Para dy dite vizitën në shtetin Michigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka përmbyllur me një tubim me komunitetin shqiptar, të organizuar nga Kisha Katolike Shqiptare Shën Pali.
Ai në fjalimin e tij në këtë kishë, ka thënë se Shën Pali e ka vizituar Lipjanin dhe Mitrovicën.
“Më vjen mirë që kjo kishë e mban emrin e Shën Palit, i cili në vitin 50 ka qenë në Ballkan, që atëherë nuk i kanë thënë Ballkan. Ka qenë në Shkup, ka qenë në Lipjan, ka qenë në Mitrovicë dhe ka qenë në Nish. Historia e trojeve shqiptare, të gadishullit ilirik, e ka pasur për mysafirë edhe Shën Palin”, ka thënë Kurti në fjalimin e tij.
Në Michigan jeton një nga diasporat më të mëdha shqiptare në botë, që numëron rreth 50 mijë shqiptarë. /gazetametro.net