Loading…

Kurti ia vjedh idenë Haradinajt për pagesat e fëmijëve (Video)

  • 25/05/2017 | 16:34

Kurti ia vjedh idenë Haradinajt për pagesat e fëmijëve (Video)

Vetëm pak orë pasi kandidati i koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, në një bashkëbisedim me disa gra, kishte folur për pagesa të prindërve që kanë fëmijë, si ndihmë për rritjen dhe zhvillim e tyre, rivali i kreut të AAK-së nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka kopjuar pothuajse fjalë për fjalë premtimin.


Ramush Haradinaj të mërkurën në mbrëmje, në sallën e Kinemasë së kryeqytetit, po u tregonte disa grave, gjatë një bashkëbisedimi me to, se si shteti maqedonas u jepte në ndihmë 40 euro prindërve që rrisin fëmijë.

Derisa fajësonte drejtuesit e deritashëm të vendit, kreu i AAK-së pyeste se përse vendi ynë nuk u jep ngjashëm kësi ndihmash prindërve kosovarë. Apo pse jo shuma më të vogla, thoshte Haradinaj, duke aluduar se në rast se ai do të jetë kryeministër i ardhshëm i vendit, me fitoren e koalicionit PDK-AAK-Nisma, do të realizohej një ndihmë e tillë.

“Nëse Maqedonia mundet me japë shtesa fëmijëve, 40 euro për fëmijë, 80 euro për fëmijën që ka vetëm një prind. Pse nuk na ka shkuar mendja deri sot, edhe neve, me ja nis dikun. Nëse nuk kanë mundur 40, kanë mujtë 20. Nëse s’kanë mujtë deri në moshën 18 vjeç, kanë mujtë bile deri në 7 vjeç”, u thoshte grave, dje, Ramush Haradinaj. (Video – Min. 18:00).

Tutje, i nominuari për kryeministër nga marrëveshja parazgjedhore PDK-AAK-Nisma, për të njejtin rast, morri shembull edhe Shqipërinë, shkruan Gazeta Express.

“Nëse Shqipëria jep 32 euro për familje me dy fëmijë, pse bre Kosova nuk ja ka nisë bile me 10”, tha Haradinaj.

Por, të nesërmen, premtimin paraelektoral të Ramush Haradinajt e kopjoi rivali i tij Albin Kurti, kandidat i VV-së për kryeministër, ndonëse e ‘shiti’ si pjesë origjinale e programit të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Pika tjetër e Lëvizjes Vetëvendosjes do të jetë pagesa për 10 për të gjithë fëmijët e familjeve nën moshën 15-vjeçarë të punëtorëve shëndetësorë, arsimit, policisë dhe të atyre të papunë. Këto shtesa do të paguhen në emër të nënës”, shpalosi Kurti, të enjten në mesditë, një nga pikat e programit të tij të paraparë në rast se fiton besimin e qytetarëve.

Ndryshe, Ramush Haradinaj nga koalicioni PDK-AAK-Nisma dhe Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje, më 11 qershor, garojnë për kryeministër bashkë me Avdullah Hotin, të nominuarin e marrëveshjes parazgjedhore të LDK-së me AKR-në.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë mbahen pasi qeveria e Isa Mustafës u shkarkua në Kuvend, me mocion të iniciuar nga deputetët e opozitës, e të votuar nga PDK-ja.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë