Loading…

Kurti i kujdesshëm kur pyetet për flamurin e Kosovës

  • 23/05/2017 | 11:37

Kurti i kujdesshëm kur pyetet për flamurin e Kosovës

I nominuari për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti, pas një ligjerate me studentë në Kolegjin ISPE, në një konferencë për media, i pyetur nëse partia e tij, Vetëvendosje, i pranon simbolet e Kosovës, ai është treguar i rezervuar në përgjigjet e tij, duke thënë se ata nuk i dëmtojnë simbolet e shtetit, raporton gazetametro.net.


“Ne gjatë vizitave jashtë shtetit, nuk i kemi hequr ato e as nuk i kemi dëmtuar. Kosova meriton simbole më të mira, por nuk duhet të merremi me simbolika. Kosovës i takon edhe meriton simbole të tjera”.

Kurti ka folur edhe për mundësinë e ndryshimit të simboleve, duke përfshirë edhe flamurin.

“Çfardo ndryshimesh që do t’i bëjmë, do t’i bëjmë me ndryshime ligjore. Ajo për të cilën është e angazhuar Vetëvendosje, do të jetë substanca e shtetit të Kosovës, e jo simbolikat”.

Lideri real i Vetëvendosjes, ka folur edhe për punëtorët e institucioneve shtetërore. Ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk do që të vij në pushtet për t’u hakmarrë ndaj askujt, por vetëm për të mirën e qytetarëve.

Por, sipas tij, me ardhjen e Vetëvendosjes, do të zvogëlohet Qeveria që nënkupton se shumë punonjës të administratës, nëse jo gjysma do të mbesin pa punë.

Ndërsa i pyetur për një reklamë të PDK’së, ku Vetëvendosje paraqitet si parti që djegë vetura, Kurti ka thënë se nuk e ka parë atë reklamë, por sipas tij, partia që ai përfaqëson nuk funksionon me bateri.

“Vetëvendosje nuk funksionon me bateri. Nuk ka burim material të energjisë. Dhe nuk duhet ta merrni pdk’në më seriozisht se sa vetëvendosjen”, ka thënë Kurti. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë