Loading…

Kurti i fton qytetarët për qetësi, paralajmëron pako masash pas ngritjes së çmimeve

  • 27/10/2021 | 10:42

Kurti i fton qytetarët për qetësi, paralajmëron pako masash pas ngritjes së çmimeve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sërish ka paralajmëruar një pako të masave për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve, si pasojë e ngritjeve të çmimeve të produkteve elementare, ndërsa ka ftuar qytetarët për qetësi, përcjellë Gazeta Metro.


Kreu qeveritar në mbledhjen e qeverisë, tha se kriza ekonomike globale po reflekton edhe në Kosovë, si pasojë e importit të madh.

“Pasojat në ekonominë globale po e afektojnë edhe Kosovën në ngritjen e çmimeve. Si vend importues Kosova nuk mund të bënte përjashtim. Në vizionin tonë për ekonomi po angazhohemi në nxitje të investimeve në kapacitetet prodhuese, fushata për fajësimin e qeverisë mund të ketë vetëm efekt për manipuluesit. Po punojmë nga sot dhe ditët në vijim për një pako masash”, tha ai.

“Po angazhohemi për nxitjen e investimeve të reja në kapacitet prodhuese. Ka një keqpërdorim të rritjes së çmimeve. Kërkojë nga qytetarët që të ruajnë qetësinë, pasi shumë shpejt do të kemi një pako masash”, tha Kurti./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë