Loading…

Kurti i çon ‘selam’ Lajcakut nga SHBA: Të sqarojë se pse nuk u arrit marrëveshja për targa

  • 13/05/2022 | 20:54

Kurti i çon ‘selam’ Lajcakut nga SHBA: Të sqarojë se pse nuk u arrit marrëveshja për targa

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar pasi Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur marrëveshje për çështjen e targave gjatë takimit të sotëm në Bruksel, mes delegacioneve të këtyre dy shteteve.


Sipas Kurtit, Beogradi zyrtar e ka dëshmuar se nuk është i interesuar të arrijë marrëveshje.

“Nuk e kam ndjekur për së afërmi procesin e fundit të bisedimeve për targat, por besoj që ndërmjetësuesi Lajçak do ta shpjegoj se cila palë nuk ishte konstruktive. Unë për vete nuk kam dilema. E di që kyrenegociatori ynë, Besnik Bislimi ka qenë edhe konstruktiv edhe kreativ, por qartazi Beogradi s’është i interesuar të ketë marrëveshje”.

“Ndërkaq, ne nuk duam asnjëherë ta vëmë në pikëpyetje parimin e reciprocitetit. I takon ndërmjetësit, që ta sqarojë se pse konkretisht nuk u arrit marrëveshja, e cila ka qenë mjaft afër e për të cilën edhe Lajçak është angazhuar shumë”, ka thënë shefi i qeverisë për RTK-në.

Tutje, ai është shprehur se Serbia ka shtuar agresivitetin ndaj Kosovës, për shkak të sukseseve të kësaj të fundit.

“Presidenti i Serbisë është duke shtuar agresivitetin ndaj Kosovës, dhe unë besoj që kjo ka të bëjë me suksesin e Kosovës. Ne po përparojmë në të gjitha fushat, e kjo i pengon atij. Dhe, ka të bëjë me luftën në Ukrainë, sepse Serbia po mban anën e agresionit ushtarak”, ka thënë Kurti.

Dialogu i sotëm mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, në Bruksel, ka përfunduar pa marrëveshje për targat.

Përfaqësuesi i BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak, ka njoftuar se në takimin e sotëm nuk është arritur marrëveshje për çështjen e targave të automjeteve.

“Sapo përfunduan takimet e sotme të kryenegociatorëve në Bruksel. Rezultatet janë të përziera. Fatkeqësisht, nuk u arrit asnjë marrëveshje për targat, por ne kemi bërë përparim në çështjet e tjera duke përfshirë energjinë. Puna do të vazhdojë”, ka shkruar Lajçak në rrjetin social Twitter.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë