Loading…

Kurti harron Bashkimin Kombëtar, promovon shaminë e islamin (Video)

  • 07/06/2017 | 21:24

Kurti harron Bashkimin Kombëtar, promovon shaminë e islamin (Video)

I nominuari për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka lënë anash diskursin e tij të zakonshëm politik, siç është Bashkimi Kombëtar dhe kundërshtimi i bisedimeve me Serbinë, dhe është fokusuar në tema, si lejimi shamive në shkolla dhe diskriminimi që sipas tij po i bëhet komunitetit mysliman në vend.


Kurti, sidomos në tubime elektorale të mbyllura, ku nuk ka prani të mediave, po mundohet që të joshë elektoratin konservativ mysliman, duke u premtuar se nëse ai bëhet kryeministër, do të lejojë bartjen e shamisë për vajza që nga mosha 16 vjeçe.

Në një video amatore që e ka siguruar Gazeta Metro, Kurti u flet një numri të vogël të pranishmëve, se si Kosova duhet të lejojë bartjen e shamisë për vajzat mbi 16 vjeç, dhe nuk duhet që t’i pengojnë dikujt besimtarët islam që lëshojnë mjekra.

Kurti në këtë tubim, flet edhe për atë se si hoxhallarë të ndryshëm kanë qenë edhe patriotë e luftëtarë.

Siç është parë këto ditë, kur Kurti pyetet nga gazetarët, pse nuk po e përmend Bashkimin Kombëtar, flamurin kuq e zi, e kundërshtimin e bisedimeve me Serbinë, u thotë atyre se për këto tema ka folur mjaftë në të kaluarën, pra provon t’i shmang në secilën formë.

Duke ditur se komuniteti mysliman ka ngelur i pa përfaqësuar nga ndonjë parti e organizuar mirë siç ishte në të kaluarën Partia e Drejtësisë, dhe duke e pasur parasysh se kjo fushatë dhe zgjedhjet po mbahen gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, Kurti në listën e premtimeve të tij kryesore ka futur edhe ato tema që tërheqin votën e myslimanëve.

Por, ajo që e bën edhe më të qartë se tema të tilla Kurti i ka vetëm për votë, është fakti, se ai asnjëherë ato nuk i ka pasur prioritet, as atëherë kur tema e shamisë dhe të ngjashme janë ngritur për diskutim në Kuvendin e Kosovës, nga deputetë që përfaqësojnë komunitetin mysliman, siç janë Gëzim Kelmendi i partisë Fjala, apo ish deputetja me shami, Labinotë Demi – Murtezi. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë