Loading…

Kurti: Gruaja ime i flet vajzës norvegjisht, e unë i flas shqip

  • 30/05/2017 | 21:29

Kurti: Gruaja ime i flet vajzës norvegjisht, e unë i flas shqip

Kandidati për Kryeministër nga Vetëvendosje Albin Kurti ka shpjeguar pse parafushatën e ka bërë me gruan dhe vajzën e tij.


“Së pari në zgjedhjet e vitit 2014, vajza ime nuk ka qenë e lindur dhe gruaja ime ka qenë në muajt e fundit të shtatzënisë. Por, kësaj radhe në disa prej aktiviteteve që kemi bërë, kemi qenë me bashkëshorten për shkak se ajo dhe vajza ime më mbështesin pa kursim dhe mua më ka ndryshuar jo vetëm statusi por edhe jeta sepse njëherë isha i vetëm, pastaj  u shtua familja ime, sepse u martova dhe na lindi vajza”, njofton Klan Kosova.

Kurti tregoi edhe cila gjuhë flitet në shtëpinë e tij pasi që gruaja e kandidatit për Kryeministër është norvegjeze.

“Bashkëshortja i flet vajzës norvegjisht unë i flas shqip, e me gruan flas herë shqip e herë anglisht, kështu që vajza ime po i mëson tri gjuhë në të njëjtën kohë”, tha ai.

Në pyetjen se ku do ta rrisë vajzën, Kurti tha se 11 qershori do të jetë një shans që fëmijët të rriten në një Kosovë më të përparuar.

“Prandaj janë këto zgjedhje, prandaj 11 Qershori është një shans që fëmijët tanë të rriten në një Kosovë më të përparuar, si në aspektin zhvillimor, si në arsim, si në shëndetësi”, shtoi Kurti.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë