Loading…

Kurti: Gjenocidi, varret masive dhe masakrat janë e vërteta e Serbisë

  • 06/12/2019 | 23:00

Kurti: Gjenocidi, varret masive dhe masakrat janë e vërteta e Serbisë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati i kësaj partie për kryeministër, Albin Kurti i ka reaguar deklaratave të Vucicit, i cili tha se Masakra e Reçakut është mashtrim, transmeton Gazeta Metro.


Kurti ka thënë se ai nuk pranoi ta quante Srebrenicën një gjenocid, tani ai mohon edhe masakrën e Reçakut.

Sipas Kurtit, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, dëshiron që të kalojë në një të ardhme paqësore, pa i pranuar krimet e së kaluarës.

Kurti ka thënë se gjenocidi, varret masive dhe masakrat, janë e vërteta e Serbisë. Është koha për Vucicin të fillojë të merret me të.

“Ai nuk pranoi ta quante Srebrenicën një gjenocid, tani ai mohon masakrën e Reçakut. Ai dëshiron të kalojë në një të ardhme paqësore, pa pranuar krime e së kaluarës. Por gjenocidi, varret masive dhe masakrat, janë e vërteta e Serbisë. Është koha për Vucicin të fillojë të merret me të”, ka shkurar Kurti në Twitter.

Ndaj deklaratave të Vucicit sot ka reaguar BE edhe William Walker. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë