Loading…

Kurti: Fabrikat e Gjakovës duhet të rihapen e të funksionalizohen

  • 30/05/2017 | 19:27

Kurti: Fabrikat e Gjakovës duhet të rihapen e të funksionalizohen

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se Gjakova ka qenë dikur model i përparimit “por sot është shndërruar në një qytet të lënë pas dore”.


“Sot ishim për vizitë në Gjakovë, qytetin që dikur njihej për zhvillimin industrial i cili solli edhe avancim kulturor e arsimor të lavdërueshëm. Politikat e privatizimit të egër e të korruptuar i kanë shkatërruar fabrikat dhe industrinë e Gjakovës, dhe sot rinia sheh të largohet prej atij qyteti, për arsye të papunësisë”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Facebook, përcjell gazetametro.net

Por, sipas tij, Vetëvendosje ka projektet për rivitalizmin e industrisë në këtë komunë.

“Por ne i kemi projektet pë rivitalizimin e industrisë dhe modernizimin e rihapjen e fabrikave. Me ne Gjakovës e krejt Kosovës do t’i rikthehet shkëlqimi”, ka thënë Kurti./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë