Kurti e zgjodhi çështjen kombëtare shqiptare, tani i ka mbetur vetëm Palestina e Izraeli t’i ‘fus’ në grusht. Albin Kurti, lideri i Vetëvendosjes po qëndron në qytetin izraelit Tel Aviv, duke diskutuar rreth çështjes së Izraelit me Palestinën, pavarësisht dëmëve të shumëta që ka shkaktuar në Kosovë me partinë e tij, ai në Izrael po mundohet të gjej rrugë paqeje për dy vendet, transmeton Gazeta Metro.
Nga atje Kurti, po bën thirrje për barazi mes dy shteteve që nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës. Ai ka thënë se nga Angola dhe Mali te Franca dhe Belgjika, nga Brazili dhe Paraguaji te Meksika, nga Italia dhe Greqia te Filipinet, nga Palestina te Izraeli, ka pasur bashkëbisedime të hapura, impresive dhe të vlefshme.
Kurti zor që mund t’i mbajë moral izraelitëve dhe palestinezëve duke e parë historinë e sukseseve të tij dhe të partisë së tij në Kosovë, e tani me një degë të re edhe në Shqipëri. Tani, partia Vetëvendosje e përçarë e ndarë në dysh, dhe skandalet me ish- kandidatin për deputet me aferën ‘Syri i Popullit’, bllokimi i Kuvendit me gaz lotësjellës, protestat e dhunëshme, sulmi ndaj Ambasadorës Amerikane Tracey Jacobson dhe sulmin ndaj ish-kryeminisrit Isa Mustafës, me këto gjithë dëme që i shkaktoi Kosovës Kurti nga Izraeli, po pretendon se mund t’u mësoj izraelitëve dhe palestinesëve se si të arrihet te paqja.
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e tij i plotë:
Me progresistë e socialdemokratë nga mbarë bota diskutuam për sfidat e së majtës dhe krizat ndërkombëtare, për marrëdhëniet bilaterale dhe nevojën që të njihet e pranohet Republika e Kosovës. Nga Angola dhe Mali te Franca dhe Belgjika, nga Brazili dhe Paraguaji te Meksika, nga Italia dhe Greqia te Filipinet, nga Palestina te Izraeli, patëm bashkëbisedime të hapura, impresive dhe të vlefshme.
Në ditën e dytë të mbledhjes së Internacionales Socialiste që u mbajt në Tel Aviv, në fjalën time theksova:
Izraeli është shumë shtet, është më shumë se shtet. Palestina është pak shtet, është më pak se shtet. Kërkesa për zgjidhjen me dy shtete është shprehje e kërkesës për barazi.
Shumë politikanëve e partive, regjimeve të ndryshme anekënd globit, u bëjmë favor kur i quajmë populistë. Sepse shpesh ata janë veçse racistë ose fashistë ose edhe të dyja këto.
Sikurse çlirimi edhe zhvillimi vjen nga brenda. Mund të ndihmohet prej jashtë, por nuk nis dot prej jashtë. Kësisoj edhe mirëmbahet qasja nga poshtë-lart, nëpërmjet së cilës ruhet prioriteti i socio-ekonomisë mbi gjeopolitikën e që është detyrë e të majtës kudo e kurdo./gazetametro.net