Në 18 vjetorin e masakrës së Reçakut, delegacioni i Lëvizjes Vetëvendosje Bëri homazhe të muri përkujtimor i viktimave nga kjo tragjedi.
Deputetë e aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje vizituan Reçakun bashkë me Ambasadorin William Walker.
Ata te muri përkujtimor vendosen kurora lulesh, transmeton gazetametro.net.
Me këtë rast ish-lideri i kësaj lëvizje, Albin Kurti tha se ata po kujtojnë dëshmorët për të përkujtuar çmimin e lirisë.
”Ne, sot, kemi ardhur këtu si deputetë të Kuvendit e aktivistë të Lëvizjes bashkë me Ambasadorin William Walker, t’i kujtojmë këta martirë dhe dëshmorë, e për t’ia përkujtuar vetes sonë rrënjët dhe çmimin e lirisë, por edhe obligimin dhe detyrën qytetare e kombëtare për ta bërë këtë liri me të vërtetë të plotë dhe plotësisht të vërtetë”, tha Kurti. /gazetametro.net.