Loading…

Kurti dyshon se Dehari u vra, kërkon hetim ndërkombëtar

  • 08/11/2016 | 00:04

Kurti dyshon se Dehari u vra, kërkon hetim ndërkombëtar

Për vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje ka folur sot edhe deputeti i kësaj lëvizje Albin Kurti.

Gjatë një interviste në emisionin Interaktiv të KTV-së, Kurti ka ngritur dyshimet rreth vdekjes së aktivistit Astrit Dehari, duke u bazuar në obuksionin që iu bë sot trupit të Deharit, nga një grup i mjekëve ligjorë.

Ai, dha detaje shtesë rreth rezultateve që kanë dalë nga ky grup i mjekëve duke mohuar se ajo mund të jetë një vetvrasje.

“Në trupin e Deharit nuk ka ndonjë substancë ose medikament. Në fytin e Deharit u gjet një shishe e plastikës. Mjekët ligjorë treguan se nuk kanë pasur asnjë rast në jetën e tyre profesionale që përfshin me mijëra raste, ku vetëvrasjet janë kryer me mjete të forta që kanë shkaktuar asfiksimë. Përveq kësaj Astriti ka disa të gërvishtura në qafë, dy të gërvishtura në dorën e majtë, dy hematome në dorën e djathtë, një bri të thyer dhe e ka një plagë në kokë (ballë). Janë gjetur disa gjësende me gjak, dhe ka shumë më tepër gjak se sa do të sjellnin ato të gërvishtura. Përveq kësaj është gjetur dhe një laps dhe fije si copë litari me gjak. Janë gjetur brisqe të rrojës të ndarë nga makina përkatëse”, tha Kurti gjatë kësaj interviste.

Përveq kësaj Kurti tregoi edhe për gjendjen e qelisë, që sipas tij ka qenë një rrëmujë e paparë. Dhe për të është e paimagjinueshme se si në atë qeli dhe atë rrëmujë mos të jenë dëgjuar zhurmët.

Deputeti i Vetëvendosjes beson edhe më shumë se kjo nuk ishte vetvrasje, duke u bazuar edhe në deklarata kontradiktore si të komandantit të policisë në Prizren, por edhe të vetë dëshmitarëve në vendin e ngjarjes.

“Deklarata më skandaloze është ajo e komandatit të prizrenit ..i cili thotë se ai është sjellë në gjendje kome, dhe vetvrasja është shkaktuar nga medikamentet”, tha Kurti.

E kjo po e shtynë Kurtin të mos i besoj as hetimeve që mund të kryhen nga autoritetet vendore në këtë rast.

“Por kërkojmë që hetimet mos të kryhen nga autoritetet tona. Kërkojmë që hetimet të kryhen nga ndonjë organ ndërkombëtar, i ndonjë shteti që na ka pranuar pavarësinë, apo edhe ndonjë shteti tjetër”, tha Kurti./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë