Loading…

Kurti: Drenasin ata që e kanë konsideruar bastion, e kanë shkatërruar

  • 24/05/2017 | 22:29

Kurti: Drenasin ata që e kanë konsideruar bastion, e kanë shkatërruar

Ish lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, i nominuar nga Vetëvendosje për kryeministër të Kosovës, ka vizituar sot Drenasin.


Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Drenasi dikur ka qenë i industrializuar, e sot falë privatizimit të korruptuar, është varfëruar.

Ish lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, i nominuar nga Vetëvendosje për kryeministër të Kosovës, ka vizituar sot Drenasin. Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Drenasi dikur ka qenë i industrializuar, e sot falë privatizimit të korruptuar, është varfëruar.

Shkrimi i plotë i Albin Kurtit:

Që Lëvizja po rritet në krejt Kosovën, e vërteton entuziazmi që gjetëm në Drenas, ku i bëmë disa takime në qytet e në fshatra.

Drenasin ata që e kanë konsideruar bastion, e kanë shkatërruar. Drenasi dikur ka qenë i industrializuar, e sot falë privatizimit të korruptuar, është varfëruar.

Politikat tona janë për rivitalizimin e industrisë, që do të thotë ringjallje e Ferronikelit i cili sot funksionon me punësim minimal e fitim maksimal.

Po ashtu politikat tona për zhvillimin rural do t’i ndihmojë fshatrat e Drenicës dhe krahinave të tjera që të zhvillojnë bujqësinë, por edhe që të kenë infrastrukturë, arsim e shëndetësi cilësore pranë vendbanimeve të tyre. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë