Loading…

Kurti dhe Vucic përballë njëri-tjetrit në Forumin e Davosit

  • 25/05/2022 | 10:41

Kurti dhe Vucic përballë njëri-tjetrit në Forumin e Davosit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.


Kurti bashkë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vucic sot do të jenë në të njëjtin panel.

E disa fotografi të këtij takimi janë publikuar nga Qeveria e Malit të Zi, ku prezent në këtë takim është edhe vetë kryeministri , Dritan Abazoviq.

“Nis takimi i kryeministrit në nivel të lartë Dritan Abazoviq , së bashku me liderë rajonalë dhe evropianë nga bota e politikës dhe biznesit, si dhe përfaqësues të shumë organizatave ndërkombëtare, në Forumin Ekonomik Botëror në Davos”, thuhet në njoftim.

Para këtij takimi, presidenti serb, Vucic deklaroi se do të jetë një diskutim shumë i vështirë që ka të bëjë me Ballkanin Perëndimor.

Pas qëndrimit dy javor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri Kurti ka vazhduar dje drejt Zvicrës, për të qenë pjesë e këtij paneli në Davos. /Lajmi.net/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë