Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka pasur një moment aspak të këndshëm derisa ishte në Krushë të Madhe për vizitë me rastin e 23 vjetorit të masakrave të tmerrshme, shkruan Gazeta Metro.
Kurti në fjalimin e tij para të pranishmëve, kujtoi masakrën e tmerrshme që përjetoi Krusha ku u vranë qindra persona të pafajshëm.
Por derisa po mbante këtë fjalim Kurti mori kritika nga një prej të pranishmeve.
Aty u dëgjua dikush derisa i tha atij se ‘’më ke shkarkuar nga MPJD’’, derisa Kurti vazhdonte fjalimin e tij.
Momentin mund ta dëgjoni nga minuta e dytë e videos: